JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

PSG beson te mrekullia, rikuperimi i Mbappe për ndeshjen e Championsit nuk është i pamundur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/07/2020 23:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kylian Mbappe pësoi një dëmtim të rëndë në finalen e Kupës së Francës dhe ky dëmtim me shumë gjasa do ta lerë jashtë për ndeshjen kundër Atalantës, në Champions League.

Megjithatë, disa ditë para kësaj ndeshje, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka akoma shpresë në ndonjë mrekulli që do ta kthente francezin në fushën e blertë.

Ai u shpreh:

Ne shpresojmë se ai do të luajë kundër Atalantës, por shanset janë shumë të vogla. Çdo ditë shpresojmë në një mrekulli, por edhe do duhet të adaptohemi pa Kylianin. Mbetet të shihet se si do të ecë progresi i tij.

Kujtojmë që mungesa e Mbappe do të jetë një humbje e madhe për skuadrën e Thomas Tuchel kur dihet rëndësia e ndeshjes, pasi është edhe me një takim direkt dhe jo me ndeshje kthimi.