JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shuhet ëndrra e tifozëve të Newcastle, sheikët heqin dorë nga blerja e klubit anglez
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/07/2020 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Newscatle United ishte klubi që pritej të investonte fuqishëm në botën e futbollit, teksa ishte pranë marrëveshjes me sheikun arab, Mohammed Bin Salman për të marrë drejtimin e ekipit.

Multi-miliarderi, Bin Salman, kishte premtuar se do të bënte përforcime të mëdha, por tani ky grup i investitorëve arabë ka konfirmuar se kanë hequr dorë nga blerja e klubit anglez.

Kjo nuk do ndodhë dhe kështu është shuar ëndrra e tifozëve të klubit të famshëm anglez për ta parë ekipin e tyre të fortë financiarisht. Lajmin e kanë konfimuar vetë arabët.

Njoftimi i investitorëve:

Me vlerësim të madh për komunitetin e Newcastle dhe për rëndësinë e ekipit të futbollit, ne kemi marrë vendim të tërheqim interesimin për blerjen e klubit të futbollit Newcastle United.

Ata janë tërhequr nga blerja pasi marrëveshja në parim e arritur me pronarët aktual të klubit është zbehur dhe kishte disa paqartësi.

Tani Mohammed Bin Salman do të synojë të marrë një tjetër skuadër evropiane, pasi ai është i vendosur të investojë në futboll. Një hipotezë është edhe blerja e Romës, por deri tani nuk ka tratativa zyrtare.