JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rilindasit ia kalojnë Bashës për gjumë, Felaj flet, kryetari i PS ia rras gjumit në karrige krah saj
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30/07/2020 17:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partia Socialiste e ka dominuar vendin, me pothuajse 100% të pushtetit vendor të fituar nga vetë ata. Ndërkohë puna për mbajtjen dhe konsolidimin e pushtetit, duket se po vijon edhe këto ditë pandemie. I tillë ka qenë dhe një takim që ka bërë deputetja Ermonela Felaj disa ditë më parë me kryetarin e degës së PS në Kuçovë Sybi Shehu, i cili duket se është "i vendosur" ta çojë punën përpara.

Në një foto të mbërritur në redaksinë tonë, gjatë një takimi që deputetja Felaj pati në Kuçovë, kryetari i degës së PS u kap teksa e kishte zënë gjumi në karrige, ndërkohë që deputetja vazhdonte diskutimin. Nga fotoja duket tejet i interesuar për ato çfarë Felaj është duke diskutuar...

Qytetari i cili e ka parë ka thënë:

prsh joq shikoni sesi kryetarin e ps per rethin kucove e ze gjumi dhe ne kerkojm qe te ecim perpara me kta lloj dhe me e keqija eshte se eshte me deputeten ju lutem shperndajeni"