JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kampion edhe ndaj sëmundjes, Xavi Hernandez mposht koronavirusin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/07/2020 10:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish kapiteni i Barcelonës, aktualisht trajneri i Al-Sadd, Xavi Hernandez, ia ka dalë të triumfojë edhe ndaj sëmundjes.

Ai i është ribashkuar ekipit të tij të mbrëmjen e djeshme pas shërimit nga Covid-19, konfirmoi klubi nga Katari.

Legjenda e Barcelonës kishte zbuluar të shtunën se ai nuk do të ishte në gjendje të shoqëronte Al-Sadd në përballjen e tyre të Stars League kundër Al-Khor pasi rezultoi pozitiv.

Megjithatë, vetëm disa ditë më pas, klubi nga Katari ka njoftuar se legjenda spanjolle ka përfunduar me sukses shërimin nga infeksioni i njohur si Covid-19 dhe tashmë mund t'i rikthehet normalitetit.

Padyshim një lajm i mirë për gjithë fansar e futbollit, pasi Xavi është nga të rrallët futbollistë që nuk urrehet nga askush.