JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

38-vjeçari Ibrahimovic po mahnit Italinë, sulmuesi: Vetëm sa bëra nxehmjen
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/07/2020 8:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë pak besuan tek ai, por Zlatan Ibrahimoviç po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij te Milani javët e fundit,

Sulmuesi suedez vazhdon të jetë protagonist, ndërsa edhe mbrëmjen e djeshme në fitoren 1-4 ndaj Sampdorias do të merrte gjithë vëmendjen.

Dy gola dhe një asist kanë ardhur nga sulmuesi 38-vjeçar që tregon hapur formën e tij të jashtëzakonshme, pavarërisht viteve që ka mbi supe.

Në intervistën pas ndeshjes, Ibrahimoviç e krahason veten me Benjamin Buton, personazhin në filmin e Brad Pit, që nuk plaket kurrë.

Ibra u shpreh:

A jam si vera? Unë jam si Benjamin Buton, gjithmonë kam qenë i ri, kurrë i vjetër. Pioli ka bërë një punë të madhe pa ditur të ardhmen e tij. Skuadra tani beson dhe e mbështet. Duhet të vazhdojmë kështu dhe unë e kam ende forcën për të shënuar. Ata më thonë që ti je i vjetër dhe i lodhur, por unë vetëm sa kam bërë nxehmjen. Tani jemi më shumë agresivë dhe konkretë.