Çmenduri në Spitalin e Durrësit, 1.8 miliard lekë për lavanderi firmës me kapital 1 milionë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.07.2020, 22:35

"Plasi peshku" përsëri, kësaj rradhe në Durrës. Do thoni ju, të paktën në Durrës, lë të plasë se fundja det ka. Po, po, det ka, por janë edhe paratë tona që bëhen ushqim për peshqit. E nëse do të vazhdonim më tej në këtë diskutim, do të shikonim se peshkaqenët e mëdhenj në shëndetësi nuk qenkan vetëm kompanitë farmaceutike që po “shpojnë xhepat” nga rëndesa e parave, por janë edhe kompanitë e pastrimit.

Po, po, me pastrim u bëka leku sot. Të paktën tek ne. Dhe jo ndonjë pastrim i nivelit të lartë, por thjesht pastrim çarçafësh, jastikësh etj, etj. Dhe për këtë pastrim të tillë, shteti do të paguajë shifrën e çmendur prej gati 1.8 miliardë lekë të vjetra. Me kaq para, mund të ndërtohej një spital i ri modern nga e para dhe pse jo të kishte edhe çarçafë të rinj për t’u ndërruar çdo ditë, pa qenë nevoja fare për tender.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-57237-04-30-2020 dhe me objekt “Furnizim i Shërbimit Te Lavanderisë Për Spitalin Rajonal Durrës”. Fondi Limit/Vlera E Pritshme E Kontratave kap vlerën e 149’168'668 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Në këtë tender kanë marrë pjesë 7 kompani dhe fitues është shpallur kompania UNIVERS SERVIS SHPK me administrator dhe pronar të vetëm shtetasin Plarent Gjinari. Rezulton se kjo kompani ka një kapital prej vetëm 1 milion lekësh të reja, ose e përkthyer në shifra, vlera e tenderit të fituar është 1 mijë e tetëqind herë më e madhe sesa kapitali i saj. Çmenduri apo jo?

Ndërkohë rezulton se kjo kompani në 8 vitet e fundit ka fituar rreth 643 milionë lekë të vjetra. “Një fjalë goje” më pak fjalë. Por duket se manipulimi i këtij tenderi është aq i madh sa si rrallë ndonjëherë në tenderat publikë, ka patur plot 5 ankesa për procedurën e tenderit, pra thuajse nga të gjithë operatorët pjesëmarrës, një rekord më vete ky. Sigurisht ankesat nuk janë marrë parasysh dhe fituesi ka mbetur po ai. Dhe ne s’na mbetet tjetër veç t’i urojmë fituesit, t’i bëjë miliardat gjak e dhjamë, siç thotë populli.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit