JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nuk pyesin për rregulla/ Tifozët e Tiranës futen në stadium dhe bëjnë gati koreografinë e titullit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/07/2020 18:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Do luhet në orën 19:00 sfida e fundit e kampionatit mes Tiranës dhe Bylisit, ku do vijë edhe kurorëzimi i bardhebluve si kampion i Shqipërisë.

Tirana do të ngrejë sot trofeun, pas plot 11 vitesh pritjesh, por për fatin e keq duhet të festojë pa praninë e tifozëve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Gjithsesi disa tifozë bardheblu kanë gjetur mënyrën dhe janë futur brenda në stadium

Ata janë munduar ta ngrohin disi atmosferën me një koreografi speciale në “Air Albania” me ngjyrat bardheblu, ku shkruhet "KAMPION".

Ndërkaq rreth 400 policë ndodhen në perimetrin e stadiumit, për të shmangur turmat e tifozëve, në rast se këta të fundit tentojnë që t’i bashkohen festës së titullit.