JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Arrihet akordi, Andrea Pirlo rikthehet te Juventusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/07/2020 17:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Andrea Pirlo do të rikthehet te skuadra e Juventusit. “Goal Italia” raporton se ish mesfushori sot do të nënshkruajë kontratën e re me ish klubin e tij për të drejtuar si trajner, ekipin U-23

Pirlo do të zëvendësojë Fabio Pecchian në këtë post duke u bërë përsëri pjesë e bardhezinjve, por kësaj here jo si lojtar, por si drejtues.

Pirlo ishte futbollist i Juventusit gjatë periudhës 2011-2015. Pecchia ka braktisur postin pas fitores në Coppa Italia në Serie C dhe arritjes deri në çerekfinale të promocionit në Serie B.

Tashmë është detyra e Pirlos për të marrë drejtimin e kësaj skuadre që ka si synim kryesor promovimin e lojtarëve të talentuar dhe angazhimet e tyre në ekipin e parë.