JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Panik te klubi spanjoll, një pjesëtar i klubit infektohet me koronavirus 8 ditë para ndeshjes me Romën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/07/2020 15:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

La Liga mbylli sezonin me Real Madridin kampion, por duket se paniku i koronavirusit vazhdon të jetë prezent.

Kësaj here te klubi i Sevillas, teksa ekipi spanjoll ka konfirmuar se një pjesëtar i stafit të skuadrës së parë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sevilla lajmëroi se pjesëtari i ekipit është vetëizoluar dhe skuadra ka pezulluar përkohësisht stërvitjen.

Lajmi vjen vetëm 8 ditë para ndeshjes që Sevilja ka në Europa Ligë kundër Romës.

Njoftimi i klubit:

Sevilla njofton autoritetet e shëndetësisë dhe të gjithë publikun se një person ka rezultuar pozitiv dhe është i vetëizoluar. Përkohësisht kemi pezulluar stërvitjen dhe do ndjekim protokollet e sigurisë”.