E trishtë/ “Mos vdeksha pa parë Tiranën kampion”, ndahet nga jeta tifozi besnik i bardhebluve

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29.07.2020, 09:38

Pas 11 vitesh pritje, Tirana u shpall këtë sezon kampion i Superligës shqiptare duke ngritur lart trofeun që tifozët mezi e prisnin prej shumë vitesh.

Njëri prej tyre ishte edhe Abdullah Krutani, një i moshuar i cili gjithë jetën mbështeti pa kushte ngjyrat bardheblu. Para disa kohësh, Krutani ishte shprehur se nuk do të vdiste pa e parë Tiranën kampione.

Dhe ashtu ndodhi. Abdullahu nuk i mbylli sytë pa e parë Tiranën edhe njëherë si ekipin më të mirë të kampionatit.

Me dëshirën e realizuar, ai është ndarë dje nga jeta në moshën 95-vjeçare, por me asnjë peng në shpirtin e tij.

Krutani rrëfente:

Mu dridhte zemra kur dilte Tirana në fushë, se vërtetë tifozlliku ishte tifozllik, por ka qenë i përmbajtur. Tani ndeshjet i shoh në televizor, se mi ka marrë zoti sytë. Ne kemi qenë tifozë me vertet dhe kur dilnim nga stadium, kapeshim në qafë me njeri tjetrin, jo urrejtje ndaj njëri tjetrit.N ë vitin 1934 fillova të dëgjoj emrin e futbollit. Dhe vellai im ishte më i madh dhe më thoshte Tirana kështu e ashtu. Dhe i thosha unë, ‘cfarë Tiranë’. Eh mo Abdulla, më thosh, është top futbolli. Fatmir Frashëri dhe Ali Mema ishin zemra ime. Dhe natën kur bija për të fjetur nuk më zinte gjumi. I doja me gjithë zemër. Mos vdeksha kurrë pa e parë Tiranën në krye të klasifikimit.

Abdullah Krutani tani prehet i qetë në banesën e fundit. Jeta e tij nuk ka qenë dhe aq e thjeshtë, pasi njihet edhe si personi që doli i gjallë nga kampet e përqëndrimit në Mathausen, pas Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoninë e tij të varrimit ka qenë prezent edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili për t'i dhënë lamtumirën tifozit besnik.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit