Një foto në rrjetet sociale ku shfaqet Lionel Messi në sheshin Duomo të Milanos, ka bërë që tifozët zikaltër të fillojnë të ëndërrojnë. Në lidhje me këtë, ka folur Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta:
Imazhi i Messit në Duomo? Ne po flasim për një ikonë, një lojtar të shkëlqyeshëm dhe dëshirën e të gjithëve. Por mbetet një lojë. Sot për sot asnjë ekip italian nuk mund të bëjë një operacion të tillë, nëse nuk ka gjëra të jashtëzakonshme nga aksionarët, është një situatë utopike. Është fair play finanicar për tu respektuar, me rregulla të sakta.
Marotta ka folur edhe për situatën në klubin milanez:
Që kur u bënë aksionarë Suning tashmë ka injektuar shumë miliona në arkat e shoqërisë, tani duhet të japim vazhdimësi me një model fitues, e përsëris, për mua do të ishte një fakt i jashtëzakonshëm të shohim një kampion të tillë te Inter. Sot është utopike. Futbolli ynë ka nevojë për ngritje, vendi i katërt në renditje sigurisht që nuk luan në favorin tonë. Debati në lëvizjen tonë ka të bëjë me shitjen e të drejtave televizive por shfaqja duhet të vlerësohet. Kampionët ngrenë vlerën e markës italiane dhe të futbollit. Nëse do ta konsideronim kampionatin tonë si tërheqës për lojtarët më të mirë si në vitet 2000, por nuk është kështu. Kur do të flas me Conte për të ardhmen?Së shpejti, në fund të kampionatit. Kanë mbetur edhe 2 ndeshje, atëherë ne do të bëjmë vlerësimet tona.