JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tyson bën propozimin e çmendur: Dua të ndeshem me McGregor!
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/07/2020 23:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Legjenda e boksit, Mike Tyson, tashmë në moshën 54-vjeçare, ka vendosur t'i rikthehet sërish boksit dhe do zbresë në ring në muajin shtator për t'u ndeshur në një ndeshje me qëllime bamirësie me Roy Jones JR.

Duke folur për këtë ndeshje, Tyson propozoi edhe një ide të çmendur. Ai tha se mund të ndeshej në ring edhe me yllin e MMA, Connor McGregor.

Mike u shpreh:

Një ndeshje me McGregor? Po, unë mund t'i jap atij shumë grushte. Mjafton që të luajmë me rregullat e boksit dhe ai e ka punën pisk.

Deklarata e tij shokoi disi gazetarin gjatë intervistës, por në fund ideja iu duk interesante dhe aprovoi gjithçka.

Duket e pamundur që dy legjendat të zbresin në ring, por nuk është çudi që Tyson të këmbëngulë dhe ta kthejë dëshirën në realitet.

Kujtojmë që Mike Tyson, i cili garoi nga 1985 deri në 2005, i dha fund karrierës së tij me një rekord prej 50 fitoresh, gjashtë humbjesh dhe dy barazimesh.

Dyzet e katër fitoret e tij erdhën me nokaut. Ai mund të quhet padyshim një legjendë e boksit botëror.