Paradoksi/ ALBCONTROL i jep 107 milionë për ruajtje me roje, firmës që iu vodhën 10 milionë euro në Rinas

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.07.2020, 22:23

Çudirat shqiptare me të vërtetë që nuk paskan fund. Fundja nuk ka pse të mos ndodhë kështu. Jetojmë në një vend ku krimineli dhe “i forti” vlerësohen ndërsa i afti, punëtori dhe ai që zbaton rregullat e ligjet, trajtohen si budallenj. Gallata më e fundit në këtë vorbull çmendurie që na rrethon prej kohësh, është tenderi më i fundit i shoqërisë ALBCONTROL.

Nëse nuk e dini, ALBONTROL është një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror. Kjo shoqëri u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Kjo kompani, ka organizuar një tender me objekt : “Shërbimi i ruajtjes me roje private të Albcontrol sha”, me vlerë limit 9,124,407 lekë pa TVSH, i cili mban numrin e referencës REF-61368-06-16-2020. Në këtë procedurë prokurimi mësohet se kanë marrë pjesë tre kompani, përkatësisht “SH.P.S.F. “Nazeri 2000” sh.p.k. me vlerë të ofruar 8.992.387,65 lekë pa tvsh, “Vrana Security Group” sh.p.k. me vlerë të ofruar 9,000,000 lekë pa tvsh dhe “Kumria 1” sh.p.k e cila nuk ka paraqitur fare ofertë ekonomike.

Fitues është shapllur “SH.P.S.F. “Nazeri 2000” sh.p.k. me pronar Durim Nazëraj, me një vlerë rreth 107 milionë lekë të vjetra me TVSH. Shihet qartësisht se diferenca mes kësaj kompanie dhe kompanisë me vlerën më të afërt është vetëm 76 mijë lekë të vjetra. Ndërsa diferenca e fituesit me fondin limit është vetëm 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra, ose e shprehur ndryshe, vlera e ofruar nga fituesi është sa 98,55% e fondit limit.

Duke patur parasysh diferencat e mësipërme dhe faktin se firma e tretë pjesëmarrëse nuk ofroi fare vlerë ekonomike, lindin dyshime mbi procedurën e tenderit. Nga ana tjetër, fituesi “SH.P.S.F. “Nazeri 2000” sh.p.k rezulton se është një nga kompanitë e cila ka përfituar një lumë tenderash nga institucionet shtetërore. Kështu në vetëm 8 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar rreth 5 miliardë lekë të vjetra.

Gjithashtu kjo kompani ka qenë e lakuar disa herë si një kompani të cilës shpesh i ndodhnin incidente me përgjegjësitë që kishte në ruajtje. Rasti më i bujshëm është ai i grabites së rreth 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në muajin prill të 2019. Dhe tani paradoksi qëndron në faktin se kjo kompani, do të jetë përgjegjëse për ruajtjen e shoqërisë ALBCONTROL, e cila nga ana e saj menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit