JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Khabib rikthehet në ring pas humbjes së babait, bëhet gati për ndeshjen e radhës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/07/2020 19:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luftëtari rus, Khabib Nurmagomedov, duket se ka lënë pas momentet e vështira pas humbjes së babait dhe tashmë po përgatitet që të rikthehet në ring për të mbrojtur titullin e kampionit.

Megjithatë, kësaj here jo ndaj McGregorit por ndaj Gaethje. Ka qenë presidenti i UFC-së Dana White që ka konfirmuar kundërshtarin e Khabib dhe datën se kur do zhvillohet dueli.

Ai u shpreh:

Kjo ndeshje do të ndodhë. Khabib-Gaethje me 24 tetor!

Vlen të përmendet fakti se Khabib nuk është në një gjendje të mirë shpirtrore, pasi vjen pas një periudhe të vështirë, teksa humbi babain disa javë më parë.