JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rikthehet qetësia te Partizani, shërohet edhe futbollisti i fundit me koronavirus
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/07/2020 16:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Te Partizani tashmë mund të marrin frymë lirisht. Kjo pasi edhe futbollisti Eraldo Çinari, i cili ishte i fundit që kishte mbetur i infektuar në ekip, ka kaluar me sukses koronavirusin.

Klubi kryeqytetas bëri me dije se në analizat e fundit, sulmuesi shkodran rezultoi negativ për COVID-19. Çinari u infektua para derbit me Tiranën 1-1 së bashku e katër lojtarë të tjerë.

Kujtojmë që edhe ata të tjerët janë shëruar gjithashtu dhe tashmë i gjithë ekipi i kuq është totalisht i pastër.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani njofton se lojtari Erald Çinari, ka kaluar me sukses testin e tamponit pasi ka rezultuar negativ. Sulmuesi 23 vjeçar i është nënshtruar testit të radhës dhe ka marrë përgjigjen duke dalë negativ.