JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pepe Reina nuk përmbahet, kërcimi i tij i çuditshëm bëhet hit në internet
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/07/2020 10:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aston Vila arriti dje një sukses të rëndësishëm, teksa i shpëtoi rënies nga elitabe futbollit anglez.

Skuadra e mbylli kampionatin në vendin e 17-të, një pikë më shumë sesa Bornmuthi i vendit të 18-të që ra nga kategoria.

Festa ishte e gjitha për lojtarët e Aston Vilës.

Lojtarët gëzuan dhe festuan në dhomat e zhveshjes për qëndrimin në Premier Ligë.

Por festimi i cili ra më shumë në sy ishte ai i portierit Pepe Reina. Spanjolli mori vëmendjen e të gjithëve me kërcimin e tij të çuditshëm.