JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Më telefonoi në orën 3:30 të mëngjesit”, Ferguson zbulon çmendurinë e Jurgen Klopp
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/07/2020 8:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli u shpall kampion i Premier Leagues pas 30 vitesh pritjes, ndërsa festa ishte madhështore. Një nga ata që e ka shijuar më shumë këtë sukses është trajneri Jurgen Klopp, madje sa ka bërë edhe një veprim të çmendur.

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka zbuluar se Jurgen Klopp e ka telefonuar atë në ora 3:30 të mëngjesit për t’i treguar lajmin se Liverpooli ishte shpallur kampion i Premier Leagues.

Ferguson tregon:

Po e fal që më ka telefonuar në orëm 3:30 të mëngjesit për të më thënë se ka fituar Ligën Premier. Faleminderit. Sidoqoftë, e kanë merituar plotësisht.

Kjo deklaratë ishte tejet miqësore mes dy trajnerëve, që edhe pse nuk kanë pasur fatin të përballen në Premier League, e respektojnë maksimalisht njëri-tjetrin.

Gjermani kishte zbuluar se të takosh Fergusonin, ishte sikur të takosh Papën, pasi puna e tij në futboll, e ka bërë atë trajnerin më të mirë të të gjitha kohërave kur drejtonte "Djajtë e Kuq".