Nisur nga situata e jashtëzakonshme që ka lindur si pasojë e Covid-19 dhe kërkesave të tifozëve, Inter ka njoftuar se ka përcaktuar procedurat e rimbursimit të biletave të blera për ndeshjet e kampionatit Serie A 19/20 të zhvilluara me dyer të mbyllura për shkak të urgjencës shëndetësore.
Ndeshjet për të cilat do të rimbursohen tifozët janë Inter-Sampdoria, Inter-Sassuolo dhe Inter-Brescia.
Në lidhje me personat që kanë abonim, Inter njofton se rimbursimi do të komunikohet në fund të sezonit sportiv 2019/20.