JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Presidenti po vjen”/ Ibrahimovic dhuron spektakël, zbarkon në stërvitje me helikopter
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/07/2020 19:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që zlatan Ibrahimovic mund të quhet njeriu i momentit te Milani, pasi që pas ardhjes së tij, kuqezinjtë janë duke kaluar një formë fantastike në Serinë A.

Së fundmi, sulmuesi suedez është shumë pranë rinovimit të kontratës me Milanin dhe negociatat duken në rrugë të mbarë.

Pas udhëtimit dy ditor në Monte Karlo ku takoi agjentin, Raiola për të diskutuar mbi rinovim e kontratës, sulmuesi shtatlartë është rikthyer sot në Milano, madje direkt në qendrën stërvitore.

Ibrahimoviç ka postuar një video nga helikopteri në “Instagram” . Nga lart duket qendra stërvitore e Milanit dhe poshtë videos suedezi shkruan: "Presidenti po vjen”.