JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bie pista e Interit, një tjetër ekip i madh europian futet fort në garë për Leo Messin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/07/2020 8:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditët e fundit u fol shpesh për një kalim të mundshëm të Lionel Messit te Interi në Itali, por këto zëra u mohuan nga të dyja palët dhe argjentinasi nuk do transferohet në Milano.

Së fundmi, një pistë e re ka dalë në skenë dhe duket shumë më serioze se ajo e Interit. Në garë për kapitenin e Barcelonës qëndron edhe Manchester City që drejtohet nga Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll nuk e ka fshehur dëshirën e tij që të ketë sërish argjentinasin nën urdhrat e tij dhe në këtë verë e ka shansin e artë.

Megjithatë, edhe për "Citizens" nuk duket aspak e lehtë dhe mund të befasohen në momentet e fundit, pasi sipas asaj që raporton gazetari Ben Jacobs, Muhammad bin Salman dëshiron të blejë Newcastle Unitedin në vlerën e 380 milionë eurove.

Sipas gazetarit anglez, të cituar nga Daily Express, miliarderi arab dëshiron që Messi të jetë transferimi i tij i parë, i ndjekur nga pas prej disa yjeve të tjerë.

Bin Salman ka një pasuri mbi 260 miliardë euro dhe nuk do të ketë problem t’i ofrojë 33-vjeçarit një pagë rekord. Newcastle përfundoi në këtë sezon në vendin e 13-të të Ligës Premier, me 11 fitore, 11 barazime dhe 16 humbje.