Tani është zyrtare, Juventusi është kampion i Serie A për sezonin 2019/2020.
"Zonja e Vjetër" ka fituar titullin e nëntë radhazi dhe të 36-tin në histori të klubit, pas fitores 2-0 mbrëmjen e sotme ndaj Sampdorias në ‘Allianz Arena’, dy javë para përfundimit të sezonit.
Cristiano Ronaldo dhe Federico Bernardeschi ishin autorët e golave në suksesin e sotëm që ka një rëndësi të veçantë. Lazio dhe Interi nuk e patën fuqinë të rivalizojnë me bardhezinjtë.
Me këtë fitore, Juventus konfirmohet kampion në Serie A, për 36-tën herë në histori të klubit, dhe të parën herë me Maurizio Sarrin trajner.
Me 83 pikë të grumbulluara deri në këto momente, Juventusi e sheh veten matematikisht kampion. Festa është e gjitha e torinezëve.