JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

McGregor shkëlqen edhe në futboll, Sergio Ramos e fton t’i bashkohet Real Madridit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/07/2020 19:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas tërheqjes nga MMA, Connor McGregor po shijon jetën e tij private dhe është duke ushtruar pasionet e tij të tjera veç profesionit.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, irlandezi shihet duke luajtur futboll.

Paraqitja e tij u duk e mirë, ndërsa kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos nuk ka nguruar që t’i komentojë te postimi i tij.

Ramos i shkruan:

Je i mirëpritur në stërvitjet e Real Madridit.

Duket se shoqëria mes dyshes është thelluar kohët e fundit dhe nuk është çudi që McGregorin ta shohim së shpejti si të ftuar special në ndonjë stërvitje të Real Madridit.