Ylli kolumbian, pas huazimit te Bayerni, sezonin e fundit e kaloi te Real Madrid, por nuk arriti të gjente hapësira në planet e Zinedine Zidane.
Real Madridi tashmë është gati të shesë kolumbian dhe duket se tashmë ka një skuadër që mund të ofrojë para për kartonin e mesfushorit.
Sipas raportimeve të ‘Express’, Man United do të transferojnë James.
Thuhet se ‘Los Blancos’ do të pranonin një ofertë që do të kapke shifrën e 23 milionë stërlinave dhe United mund ta arrijnë këtë.
Për James ka pasur interesim edhe nga skuadra italiane e franceze, por Premier League është destinacion më i preferuar për të.