JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Qeveria angleze merr vendimin drastik, ndeshja e Championsit në rrezik
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/07/2020 13:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndeshja e kthimit në Champions League mes Manchester Cityt dhe Real Madridit ëahtë në rrezik.

Kjo pasi së fundmi qeveria angleze ka marrë një vendim, që çdo i person që vjen nga jashtë dhe futet në këtë Angli, është i detyruar të qëndrojë 14 ditë i izoluar, në mënyrë që të mos rrezikohet përhapja e Koronavirusit.

Pikërisht kjo prek edhe ndeshjen e Championsit e cila është planifikuar të zhvillohet më 7 gusht në “Etihad Stadium”.

Do të ishte e pamundur të lojtarët e Realit të qëndronin 14 ditë në karantinë dhe pastaj të luanin dhe kjo ngriti dyshime se ndeshja mund të luhet në një shtet tjetër.

Megjithatë sipas “The Sun”, vendimet e fundit të qeverisë nuk do të prekin ngjarjet sportive dhe në këtë mënyrë ndeshja mes Cityt dhe Realit ka shanse të luhet ashtu siç ishte planifikuar.