JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dikur shofer në Fier, sot njihuni me oligarkun hije që po ndërton kulla te Liqeni Artificial
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/07/2020 14:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e kemi parasysh restorantin LION PARK në hyrje të Liqenit të Tiranës, hapësira mes gjelbërimit që dikur dukej se nuk do të zaptohej e të binte në duart e pangopurve të pushtetit... por kjo deri më sot! Nëse ende s’e keni marrë vesh, restoranti do të shembet, vendi do të kthehet në një kantier ndërtimi dhe në të do të ndërtohet një kullë shumë-katëshe.

Ka një problem madhor, që për oligarkët e pushtetit nuk konsiderohet i tillë... Lion Park është i ndërtuar në zonë të Gjelbër të kryeqytetit, që do të thotë se ndërtimi aty ndalohet në mënyrë kategorike.

Flitet se kulla do të bëhet me bekimin e një prej pronave të medias në Shqipëri dhe një oligarku të ri, “selfmade”. Të dy do të bëjnë spostimin e vijës së gjelbër të Tiranës dhe do të ngrenë gradaçelën e tyre. Oligarku hije, ndërtues i kullës quhet Bardhjus Bushaj, një 38-vjeçar nga fieri, dikur shofer në fis, i një të afërmi të tij.

Por kush është Justi nga Fieri, oligarku hije që do gllabërojë një copë të majme në një prej zonave më të lakmuara në kryeqytet (aty ku metri katror shkon sa qimet e kokës)? Dhe mbi të gjitha si i siguroi të ardhurat me rrogën si shofer?

Ky personazh i dyshimtë, u zgjua oligark dhe pronar i dy firmave të mëdha ndërtimi, me njërën prej të cilave do finalizojë projektin e kullës në Liqen, rastësisht apo ironikisht me të njëjtin emër “LION CONSTRUCTION”.

Historiku i kompanive që bleu në mënyrë të dyshimtë Bushaj

Fillimisht ai bleu 49% të aksioneve të kompanisë “Ante Group” të Krenar Merkos për rreth 1 milionë dollarë (!!!) Kjo kompani ishte zotëruese e aksioneve të kompanisë “LION CONSTRUCTION”, tek e cila Bushaj i bleu 75% të aksioneve trashëgimtarëve të pronarit pas vdekjes së Merkos për 129 milionë lekë. 25% e aksioneve i mbetën Gjysho Merkos, pronarit tjetër të kompanisë, djalit trashëgimtar të Merkos, por edhe këtë të fundit Bushaj e nxori jashtë loje fare kollaj. Iu desh vetëm një javë të bëhej pronar i 100% të aksioneve të “LION CONSTRUCTION” për 150 mijë dollarë.

Një shofer që zotëron vlera marramendëse parash, bëhet zotërues i një kompanie brenda një muaji që e blen me çmimin 150 mijë dollarë, e ndërton me të kullë në Liqen ndërkohë që zotëron gjysmën e aksioneve të një tjetre pasi paguan 1 milion dollarë...

Ekzistojnë disa hipoteza të thjeshta që hidhen si pyetje për përgjigje për publikun, për transparencë ndaj këtij oligarku të ri, pyetje që në këto raste i bën media, pasi organet kompetente janë duke shijuar pushimet në Jug.

Skema e Bushajt tingëllon e njohur në fushën e ndërtimit në Shqipëri, ku pas personazheve të tillë shpesh kamuflohen biznesmenë të fuqishëm.

Një shofer me miliarda, pronar i disa kompanive që ndërton kullë tek Liqeni??? Na thuaj sekretin Justi, e nëse s’dëshiron ta zbulosh ti, në daç e zbulofshin autoritetet! Paçin të gjithë shoferët e thjeshtë shqiptarë fatin tënd!

Denoncuesi shkruan:

Në vend të 'Lion Park', do bëhet kulla me leje të 'Zdromsit'. Kullen e fundit tek Parku i Liqenit po e ndërton një shofer nga Fieri, Bardhjus Bushaj.

JOQ ALBANIA