JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Plas ahengu tek Prestige Resort! Shkel me të dyja këmbët ligjet e Ramës, i riu: Kishte ditëlindjen i biri i Boss-it
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25/07/2020 13:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërsa akti normativ për ndalimin e muzikës në bare dhe lokale pas orës 20:00 shkaktoi debate dhe protesta të shumta në vend, rregulli duket se nuk vlen për të fortët dhe ata që kanë lidhje me pushtetin. Në një video të mbërritur në redaksinë tonë mbrëmjen e djeshme, dy të rinj kanë ndarë shqetësimin se ky rregull nuk po respektohet aspak te resorti "Prestigj". Ata shprehen se muzika aty ka vazhduar çdo natë, madje në momentin e bërjes së videos ora shënon 00:56 minuta.

Sipas tyre festa e organizuar në tarracën e resort "Prestigj" po bëhej për një ditëlindje të një fëmije Boss-i. Ata shprehen se kanë lajmëruar edhe policinë për këtë shkelje, dhe kanë marrë përgjigje se janë nisur patrullat. Ndërkohë edhe pas 30 minutash pritje asnjë këmbë polici nuk është dukur! Madje kur e lajmërojnë sërish, policia i përgjigjet se nuk ka muzikë pasi është dërguar patrulla.

Djali denoncon:

Muzika esht ne tarracen e resort prestigj. kam marr policin 3 her, per 30 min, dhe thon kemi cuar patrulle por lesh asgje ska..a do bohemi naj her shtet a jo? Esht duke u festu ditlindja e nje djali bosi. Marr policin perseri me thot ska muzik se kemi cuar patrullen.