Njerëzit presin në rradhë “si qen” te Posta Shqiptare, drejtori Laert Duraj pushon në resortin luksoz si “Pasha”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.07.2020, 22:15

Si po kaloni? Një pyetje kisha. A ju kanë dhënë leje për pushime këtë vit në punë? Dhe nëse ju kanë dhënë, a e keni mundësinë financiare për të përballuar të paktën një javë pushime në bregdetin e vendit? Me shumë mundësi përgjigjia është jo, për shkak të krizës ekonomike që ka mbërthyer thuajse çdo aspekt të jetës së vendit.

Dhe me sa duket Edi Rama dhe shpura e tij nuk e kanë vënë fare ”ujin në zjarr” për ju që t’ju ndihmojnë të dilni nga kjo krizë. Dini ndonjë reformë ekonomike përveçse “fjalëve në hava”? Edhe në këtë rast me shumë mundësi përgjigjia është jo. Dhe normalisht nuk kanë përse ta vrasin fare mendjen për ju, duke patur parasysh se sa shumë fitojnë nga paratë që shpërndajnë për tendera nga më të ndryshmit e shpesh edhe të pabesueshëm.

Dhe siç shpesh e kemi përmendur, një nga “çunat e shkathët” të Rilindjes është edhe Laert Duraj, drejtori i Postës Shqiptare. Nëse keni një gjysh apo një gjyshe në shtëpi, shumë herë do t’ju kenë rënë në vesh ankesat e tyre për pritjen në rradhë me orë të tëra në zyrat e Postës Shqiptare për të marrë atë pension të shkretë që nuk u del as për gjysmën e ilaçeve.

Por nëse gjyshërit tuaj, ndoshta edhe prindërit, apo edhe ju vetë nëse ju ka rastisur të merrni ndonjë pako tek këto zyra, keni pritur në diell dhe në rradhë, Laert Duraj ka qenë diku tjetër. Në krye të detyrës do të pyesni ju? Jo tamam në fakt.

Laert Duraj është fotografuar ditën e sotme në një nga resortet më të shtrenjta në plazhet e Jugut, aty ku një dhomë kushton gati 400 euro nata. Po, po, e lexuat mirë. Dhoma e Laertit për një natë kushton afërsisht sa pensionet e katër gjyshërve të marra së bashku. Nga fotot duket se Laerti po bën një jetë prej “Pashai”, jo thjesht për çmimin e dhomës, por edhe për mënyrën se si po shijon i qetë gotën që mban në dorë. Rrini ju në rradhë, rrini.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit