JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ogerta “pret lekët me gërshërë”, 700 milionë lekë tender për materiale mjekësore në QSUT
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24/07/2020 21:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ogerta Manastirliu është në krye të një ministrie ku me sa duket “lekët priten me gërshërë”. Shëndetësia është një nga fushat e mbjella me ar që të gjithë kërkojnë ta korrin. Shuma e tenderave që jepen gjoja për të mirën e mjekësisë, është marramendëse. Duke parë gjithë këto shifra që jepen për shëndetësinë, dikush mund të mendojë se jetojmë në një parajsë të vërtetë shëndetësore dhe se gjithçka shkon më së miri. Por nëse do të ishte kështu, përse Vilma Nushi shkoi të kurohej në Turqi? Ndoshta sepse gjithë këto para që jepen në emër të shëndetësisë përfundojnë në vend tjetër?

Tenderi i rradhës i organizuar nga QSUT, është ai me numër reference REF-59129-05-27-2020. Ky tender ka si objekt “Blerje materiale mjekësore për Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT për 12 muaj”. Procedura e prokurimit është hapur në datë 28.05.2020 dhe është mbyllur më datë 22.06.2020.

Rezulton se në këtë tender ka marrë pjesë vetëm një kompani dhe rrjedhimisht ka fituar. Vlera e pritshme e kontratës është rreth 705 milionë lekë të vjetra me TVSH. Po cila është kompania që e ka fituar? Bëhet fjalë për O.E.S DISTRIMED shpk, një “peshkaqen i vërtetë” porsa i përket shifrave të frikshme që ka fituar gjatë viteve të fundit.

Kështu vetëm në 5-6 vitet e fundit, kjo kompani ka futur në xhep rreth 25 milionë euro. Kompania ka dy pronarë, përkatësisht Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj, secili me 50% të kuotave në pronësi. Ndërkohë që gjithë këto para jepen nëpër tendera në shëndetësi, qytetarët e gjorë i luten Zotit që të mos sëmuren ë të mos u bjerë halli të shtrohen në spitalet e vendit.