I riu ‘hero’ i shpëtoi vajzën nga mbytja, nëna: Iku pa na thënë asnjë fjalë, dua ta falenderoj!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.07.2020, 16:39

Bregdeti mbetet një vend i rrezikshëm, ku mungesa më e vogël e vëmendjes mund të shkaktojë tragjedi.Padyshim fëmijët janë kategoria më e rrezikuar në këtë rast. Pas lajmit të djeshëm ku një i ri kishte shpëtuar nga mbytja një vajzë rreth të 20-ave në Gjirin e Lalëzit, një tjetër rast ka ardhur gjithashtu ditën e sotme në redaksinë tonë.Një nënë tregon se kishte shkuar po te Gjiri i Lalëzit bashkë me fëmijët e saj djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeç.

Pas larjes në det, në momentin që ata po dilnin, vajzës i kishte rrëshkitur këmba dhe kishte rënë në një gropë, ku po rrrezikonte të mbytej.Gruaja tregon se në atë moment vrapoi bashkë me djalin e saj për ta shpëtuar atë, por gjërat nuk po shkonin mirë dhe s'po arrinin ta nxirrnin në breg.Të ndodhur në këtë situatë, djali kërkoi ndihmë dhe shumë shpejt një i ri arriti në vendngjarje dhe bëri të mundur shpëtimin e saj.Sipas asaj që shkruan zonja, djali i ka thënë vajzës "a do të të shpëtoj?", ndërkohë që kjo e fundit i është përgjigjur "po, kam frikë".

Rrëfimi i saj është i mbushur me një lloj 'misteri', pasi në momentin e shpëtimit dhe daljes në breg, djali shpëtimtar ktheu kokën dhe iku pa i thënë asnjë fjalë. Ajo shprehet se i është shumë mirënjohëse, dhe nuk do ta harrojë gjithë jetën këtë gjë,ndaj dhe lutet që të ketë dhe njëherë mundësi ta takojë për ta falenderuar. Ndërkohë ajo nuk harron të këshillojë të gjithë prindërit që të kenë shumë kujdes kur ndodhen me fëmijët në plazh, sidomos te Gjiri i Lalëzit tek Insifa, pasi aty ka shumë gropa.

Mesazhi i zonjës:

pershendetje joq,,po ju shkruaj akoma e tronditur nga ajo qe me ka ndodhur sot te gjiri i lalzit.isha me femijet duke u lare ne det ( 9 djali dhe 7 vajza )dhe ne momentin qe mbaruam se u lari i them femijeve kthehemi ne shezllon ,ve femijet perpara dhe un po vija nga mbrapa ,kur cte shoh vajza ime u fundos bie ne nje grop dhe shoh djalin qe po tentonte ta nxirrte sepse po mbytej me uje (per fat te mire djali di not me mir se une )vrapoj me vrap per ta kap gocen kur cte shoh sado tentoja ta nxirrja me not kembet as mua spo me arrinin ne tok dhe nga pesha vajza qe po me zhyste akoma me posht per te shpetuar ....o zot po me dukej cdo gje si enderr,si nje mankth i them djalit mami kerko ndihme dhe vet tentoja me shpirt ta mbaja gocen siper ujit dhe vet e zhytyr ne det ..momentet e tmerrit normalisht spo i pershkruaj di vetem qe su dorezova ne asnje sekond iu luta zotit me shpirt doja vetem qe ajo te shpetonte dikush ta shihte e tma merrte dhe ndodhi mbrekullia,nje djal brun, vjen e kap gocen ma merr e ma shpeton dhe un qe spo i besoja syve i jap force vetes dhe dola ashtu e tronditur marr vajzen djalin nisa duke falenderuar zotin dhe ne moment shoh djalin qe na shpetoj qe del nga deti i them o djal faleminderit ai ktheu koken dhe pa then asnje fjal ai iku .. mu deshen sh ore per ta marr veten si une dhe femijet ,dhe ne nje moment kur po kujtoja ngjarjen,goca me tha mami, ai djali me tha a do te shpetoj, apo te le ne det dhe un i thash po se kam frik,,shtanga direkt thash ! nese e sheh kete mesazh te lutem na kontakto sepse dua te falenderoj e do te jem mirnjohese gjith jeten.
Ju lutem prinder ,beni kujdes me femijet sidomos ne plazhe te gjiri i lalzit te insifa sepse deti ka shum gropa dhe behet hataja ne sekonda une isha vet e pranishme dhe shum prane detit jo ne thellesi per pak desh ma mori jeten e vajzes para syve te mi,fale djalit tim hero dhe djalit qe me nxori jemi duke marr frymefalenderimet i shkojne te madhit zotedhe pse une ne fakt mendoj se ishte nje engjell i derguar nga zoti sepse vajza me tha qe i kishte then a do te te shpetoj dhe vajza me tha i thash po.
Ju lutem nese djali ju kontakton me jepni nr e tel sepse dua ta falenderoj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit