Rastet e kreativitetit janë të shumta dhe të larmishme dhe në vetvete edhe të çuditshme.E tillë është edhe ‘shpikja’ që disa djem kuksianë kanë bërë.Siç shihet edhe nga një video e mbërritur në redaksinë JOQ Albania, të rinjtë kanë modifikuar makinën e tyre, duke e kthyer në një ‘skaf’.
Ata shihen teksa e zhvendosin atë në liqen dhe me anë të një modifikimi në rrota duke i vendosur helika dhe bidona që të mos zhytet, bëhet e mundur ecja e makinës mbi ujë.Ndërkohë pasi videoja u bë publike, komentet nuk kanë munguar në rrjet, disa prej të cilëve aluduan për lidhjen që kuksianët kanë me emigracionin veçanërisht në Angli.