JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pamje skandaloze nga Reparti i Allçisë tek Trauma! Krevatet lyer me gëlqere e veglat e mjekëve tmerr të pisëta
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/07/2020 15:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Spitali i Traumës dhe konkretisht Reparti i Allçisë ku në të cilin trajtohen me dhjetra raste çdo ditë, si thyerje apo krisje, përfshirë dhe aksidente të ndryshme, duket se është në gjendje të mjerueshme. Në fakt ky është një problem shqetësues prej vitesh, ku bie në sy mungesa e pajisjeve dhe higjiena. Shërbimi, siç duket edhe nga fotot, bëhet në kushte skandaloze dhe me mjete jashtë standardit. Megjithëse fotot flasin vetë, ajo çfarë i ngjan kjo pamje nuk ka asgjë të përbashkët me një spital.

Më së shumti i ngjan një dhome ku po kryhen punime, ku prizat janë të dala dhe mbi shtretër ka plasur gëlqerja e tullat. Veglat e mjekëve janë hedhur mbi komodina, të pisëta e të shkatërruara.