JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shqipja ka një mesazh për Ramën nga burgu në Angli: Po na e thojnë troç! Je mren se je shqiptar!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/07/2020 9:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë të rinj shqiptarë dergjen burgjeve të Britanisë së Madhe, të dënuar me disa vite burg kryesisht për akuza që lidhen me lëndët narkotike. Disa mijëra paund duke rrezikuar jetën për të shkuar në “tokën e shenjtë”, e më pas pas hekurave duke u përpjekur të arrijnë jetesën që politika e vendit të tyre nuk ua mundësoi kurrë.

Në përpjekje për të bërë të ardhura për të mbajtur me bukë të afërmit e tyre të varfër, shumë djem të rinj shqiptarë po e kalojnë rininë e tyre larg familjes vetëm për të mundësuar një jetesë më të mirë. Një prej tyre, i rënë brenda, i ka dërguar një mesazh nga burgu drejtuar kryeministrit shqiptar dhe politikës.