Ogertës “i fluturon tepeleku”, 710 milionë lekë për të pastruar Spitalin Psikiatrik Vlorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.07.2020, 22:10

Është e pabesueshme se si ditë pas dite skandalet e Ogerta Manastirliut dalin në pah me plot “madhështinë” e tyre. Në fakt Ogerta ka patur “këmbën e mbarë” që kur u emërua në krye të QSUT-së sapo Rilindja mori pushtetin, ku plasi një superskandal pikërisht në QSUT. Nëse e mbani mend ishte një rast ku një vajzë e shtruar pa ndjenja ishte ngacmuar seksualisht dhe filmuar nga disa punonjës të një agjencie funerale të cilët nuk dihet se si kishin hyrë brenda.

Më tej skandalet vijuan me tenderat e panumërt në shëndetësi, që nga larjet e çarçafëve e deri te ushqimi i të sëmurëve, pa përmendur këtu konçensionet e famshme. E me sa duket, listës së gjatë të skandaleve të saj, i shtohet edhe rasti i Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë. Një tender i cili mban numrin e referencës REF-55708-04-06-2020 dhe është i organizuar nga Agjensia e Blerjeve të Përqëndruara.

Tenderi ka për objekt “Shërbim i pastrimit të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë” me fond limit të marrëveshjes kuadër prej 76,876,340.6 lekë pa TVSH". Në këtë tender kanë marrë pjesë 10 kompani, nga të cilat njëra prej tyre nuk ka ofruar vlerë ekonomike. Nga 9 kompanitë e mbetura, 2 kompani kanë ofruar shifra identike përkatësisht 76,772,804 dhe 76,068,263 lekë të reja pa TVSH. Gjithashtu 2 kompani të tjera kanë dhënë përsëri thuajse të njëjtën vlerë me njëra-tjetrën, përkatësisht 69,874,382 dhe 69,760,322 lekë të reja pa TVSH.

Edhe në rastin e kompanisë fituese është përsëritur çuditërisht e njëjta koinçidencë e dyfishtë, pasi përveç saj, edhe një kompani tjetër ka ofruar thuajse shifër identike, përkatësisht 59,103,548 dhe 59,212,330 lekë të reja pa TVSH. Dhe në fakt firma fituesë është shpallur pikërisht “CLEAN FAST” SHPK me vlerë 59,103,548 të reja pa TVSH ose rreth 710 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Kjo kompani ka për administratore dhe pronare të vetme shtetasen Eriola Likaj. Sipas të dhënave publike, kjo kompani në 5 vitet e fundit ka marrë rreth 60 milionë lekë të vjetra në total si tendera. Duke patur parasysh këtë fakt, bën habi se si ka mundësi që ka marrë një tender të tillë kaq të madh me vlerë gati 10 herë më të lartë se çfarë ka marrë në 5 vitet e fundit. Për më tepër kapitali i saj është vetëm 1 milionë lekë të vjetra, që do të thotë se ka fituar një tender që ka një vlerë mbi 700 herë më të lartë se kapitali i kompanisë. Qesharake apo jo?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit