JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“U sekuestrohen celularët”/ Kërkohet dëshmia e Blerta Josifit, mjekët e Psikiatrisë s’lejojnë marrjen në pyetje të saj
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/07/2020 19:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë të Kombinatit ku dy nga tre anëtaret e familjes Josifi u vetëflijuan duke mos konsumuar ushqim për muaj me radhë. Fillimisht në cilësinë e provës materiale, prokuroria ka sekuestruar aparatët celular të familjes Josifi. Pista e parë e zbardhjes së ngjarjes janë pikërisht bisedat telefonike që e ëma, Zhaneta dhe dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta, kanë pasur gjatë kohëve të fundit. Po ashtu Prokuroria pritet të marrë në pyetje të gjithë personat që kanë vizituar dy vitet e fundit banesën e familjes Josifi.

E mbijetuara e vetme, Blerta Josifi, ndodhet aktualisht në spitalin e Psikiatrisë në Tiranë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Së fundmi “Tv Klan” raporton se një grup hetuesish nga Prokuroria kanë kërkuar marrjen në pyetje të Blerta Josifit. Por kjo kërkesë e tyre është rrëzuar menjëherë nga stafi mjekësor që ka nën vëzhgim të mbijetuarën e familjes Josifi, me argumentin se gjendja e saj nuk është normalizuar. Rrëfimi i vetëm deri më tani i 34-vjeçares është ai i 6 korrikut. Blerta Josifi deklaroi sesi u bë pjesë ajo dhe familja e saj pjesë e besimit të “Dëshmitarëve të Jehovait” si dhe sakrifica që ndërmorën për të përfituar nga “ringjallja”.

Rrëfimi i Blerta Josifit, 06.07.2020:

Që kur isha 15 vjeçe kam ndjekur “Dëshmitarit e Jehovait”. Më vonë kemi qenë edhe në kishën Ungjëllore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë. Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019. Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej. Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnim ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj. Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim. Motra vdiq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti.