JOQ Albania
Shkarko aplikacionin
JOQ ALBANIA

App Store

Google Play

Home

Aty ku serbët masakruan mbi 8100 persona, presidenti gjerman kërkon zbardhjen e rastit
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11/07/2020 15:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është koha e zbardhjes së masakrës së Srebrenicës. Ngre këtë çështje më rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrënicë, presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier.

„Kujtesa për vuajtjen dhe dhimbjen është kompenentja kryesore për pajtimin. Në të bën pjesë gjithashtu edhe zbardhja penalisht e asaj që ka ndodhur", tha Steinmeier në një video-mesazh në ceremoninë qendrore të shtunën (11.07). Por me kaq nuk është realizuar gjithçka. „Duhet të ndërtohen ura lidhëse, atje ku janë shkatërruar lidhjet e vjetra. Duhet krijuar besimi, aty ku ka vringëlluar retorika plot urrejtje e luftës. Duhet vendosur filli i bisedimit, aty ku për shumë kohë nuk është thënë më asnjë fjalë", tha presidenti i Gjermanisë.

Gjatë një masakre të njësive serbe nën drejtimin e Ratko Mladiç gjatë luftës së Bosnjes më 13 deri më 17 korrik 1995 u vranë mbi 8.100 burra boshnjakë.

Steinmeier kujton se plagët që u shkaktuan para 25 vjetësh nuk janë shëruar plotësisht. Me rastin e kësaj ceremonie përkujtimore presidenti gjerman Steinmeier „u uroi të gjithë aktorëve politikë të kenë guximin e duhur që më në fund të përballen me trashëgiminë historike dhe bashkarisht të mbështesin zbardhjen shoqërore të saj". Ky është kushti për një zhvillim paqësor dhe të qendrueshëm të vendit dhe të të gjithë rajonit në rrugën drejt Europës, sipas tij.