JOQ Albania
Shkarko aplikacionin
JOQ ALBANIA

App Store

Google Play

Home

“Çmenduria teknologjike” e Laert Duraj-t, 404 milionë për lexues barkodesh për Postën Shqiptare
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10/07/2020 22:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Siç e kemi përmendur edhe më parë, çunat e Rilindjes janë një ekzemplar i rrallë. Të gjithë janë tepër të aftë. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për aftësi profesionale por për një aftësi tjtër, pra për të “kullufitur” dhe për të shpërndarë paratë e tenderave pranë xhepave të “miqve” të partisë. Dhe njëëri prej tyre është pa dyshim edhe tepelenasi Laert Duraj, administratori i Postës Shqiptare, një figuarë thuajse anonime e cila u katapultua direkt në krye të Postës Shqiptare, një institucion i përfolur shpesh herë për abuzime me tenderat.

Dhe meqë ra fjala, një tjetër tender i çuditshëm është shpallur nga Posta Shqiptare së fundmi. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje Palmar Profesional, Barkod Reader me Wireles, Lexues Barkodesh” dhe me fond limit në vlerën 33,731,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 404 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nga të dhënat e tenderit rezulton se Laerti ka nevojë për 300 copë palmar profesionalë të cilët janë kompjutera mobile me lexues barkodesh dhe tastierë, 20 copë lexues barkodesh wireless (pa kabull) dhe 250 copë lexues barkodesh me kabull. Pra në total 570 copë aparatura që lexojnë bar kode. Nëse pjestojmë vlerën totale të fondit limit me numrin e njësive, del se mesatarisht vlera e një pajisjeje kushton diku tek 700 mijë lekë të vjetra copa.

Ndërkohë një aparaturë e thjeshtë leximi barkodi në tregun shqiptar nuk kushton më shumë se 50 euro copa pra afërsisht 70 mijë lekë të vjetra, madje edhe më lirë. Në kuptimin e menaxhimit sa më të mirë të fondeve, nuk ka kuptim që të blihen pajisje më vlerë gati 10-fish më të lartë për copë, pa përmendur faktin që tashmë Posta Shqiptare ka në mjediset e saj lexues barkodesh. Çfarë po kurdis Laerti këtë herë?