JOQ Albania
Home

“Dy fytyrat” e Sandër Lleshit, hap tender për numrat e identifikimit të policëve, ndërkohë që në protesta ato hiqen
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09/07/2020 23:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një standard vërtetë i dyfishtë është ky që ka vendosur Sandër Lleshaj në lidhje me numrat identifikues të policisë. Nëse e mbani mend, gjatë protestave për mbrojtjen e prishjes së Teatrit Kombëtar, policët e pranishëm i kishin hequr të gjitha numrat e tyre identifikues nga uniformat.

Por me sa duket ky fakt nuk e ka ndaluar Sandër Lleshin që nëpërmjet Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Drejtorisë Tiranë të organizojë një ftesë për ofertë me procedurë prokurimi me vlerë të vogël, me objekt: “Blerje Akesorë për uniformë, numra identifikimi për punonjësit e Policisë se Shtetit”. Sipas të dhënave që disponon dokumenti i siguruar nga JOQ Albania, data e zhvillimit e këtij prokurimi ka qenë sot dt. 09.07.2020, ora 12:00.

Sipas të dhënave të siguruara nga dokumenti, mësohet se janë kërkuar 786 copë numra identifikimi për punonjësit e policisë. Numri i identifikimit është i personalizuar për çdo punonjës të Policisë së Shtetit dhe përbëhet nga 5 shifra, të punuara me material plastik, me ngjyrë të artë të punuar në reliev. Madje duke parë kërkesat e veçanta për këto numra identifikues, vëren se janë shkruar deri detajet më të imta, si lloji i shkrimit dhe përmasat e germave.

Duke patur parasysh gjithë këto kërkesa specifike bën habi fakti se si ka mundësi që gjatë protestave të fundit, të gjithë policët me urdhër e hoqën numrin e tyre të identifikimit. Por nëse e mendon mirë, ndoshta heqja e numrit të identifikimit, ka qenë pikërisht një shkak që më pas Sandër Lleshi të organizonte tenderin e rradhës. Nuk të fal Sandri për këto gjëra!