JOQ Albania
Home

Benet Beci i KESH-it, “i fal” 130 milionë lekë tender djalit të Valentina Leskaj-t
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09/07/2020 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdon e qetë Rilindja që të shpërndajë qindra milionë lekë në duart e miqve apo familjarëve të saj. E pse të mos ndodhte ndryshe kur askush nuk flet e askush nuk ngrihet. Të gjithë rrinë ulur në kafen e lagjes apo në rastin më të mirë në kafet e qendrës. Kështuqë ndërsa ju pini kafe dhe nuk e vrisni mendjen, “tarafet” e partisë vazhdojnë të shpërndajnë paratë mes tyre.

I tillë është edhe rasti i Benet Beci-t të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, apo shkurt KESH. Beci ka organizuar një tender me numër reference REF – 48688-01-31-2020 dhe me objekt "Përpilimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatës (PSK) për KESH sh.a". Pra me pak fjalë, Beneti dhe stafi i tij janë aq të paaftë saqë nuk arrijnë dot të përpilojnë një strategji apo plan veprimi për korporatën e tyre, dhe për këtë duhet të paguajnë rreth 130 milionë lekë të vjetra një kompani të jashtme konsulente e cila duhet të bëjë punën për ta.

Duket e pabesueshme se si mund të paguhen kaq shumë miliona për një strategji e cila pasi të përfundojë do të qëndrojë e printuar diku apo maksimumi e publikuar në faqen e internetit të KESH, sepse në realitet nuk do t’i hyjë në punë askujt. Pa folur për rastin që një strategji e tillë mund të huazohej nga institucione simotra në rajon dhe të përkthehej e të përshtatej për Shqipërinë nga stafi i vetë korporatës, duke kursyer në këtë mënyrë dhjetra miliona.

Por me sa duket i gjithë stafi i KESH qenka i paaftë dhe dikush duhet të paguhet 130 milionë lekë të vjetra për ta bërë. Dhe ky dikush është as më shumë e as më pak por djali i ish-ministres socialiste, Valentina Leskaj. Përkatësisht tenderin e ka fituar bashkimi i operatorëve "ABKONS " SHPK, dhe "EUBRIDGE" SHPK, përfaqësuar me prokurë nga "ABKONS" SHPK, pra “de facto” gjithçka është në dorë të "ABKONS" SHPK e cila zotërohet në masën 70% nga “BLESSED INVESTMENT”, e cila nga ana e saj zotërohet në masën 100% nga Besnik Leskaj, djali i Valentina Leskajt. Doni më për Belulin? Bravo Benet, shumë mirë po i shpërndan lekët tek familja rilindëse!