JOQ Albania
Home

“Prej 20 vitesh njoh 3 raste që janë vetëvrarë prej tyre”/ Rrëfimi i pazakontë çfarë ndodh në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04/07/2020 20:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deklarata e një anëtari të sektit të "Dëshmitarëve të Jehovait" se ai është i lumtur prej 20 vitesh që është pjesë e tyre, ka shkaktuar reagime të shumta. Një i tillë ka ardhur në redaksinë JOQ Albania, ku personi shkruan se që prej 20 vitesh ka njohur tre raste vetëvrasjesh për shkak të mësimeve të sektit. Ajo thotë se sekti në fjalë është psikologjikisht i rrezikshëm për njerëzit me gjykim të dobët dhe ata që kanë probleme ekonomike dhe sociale.

Pjesë nga rrëfimi, i shoqëruar me foto

Ajo shton se mësimet e tyre nuk flasin për asgjë tjetër veç vdekjes dhe ringjalljes dhe kjo bën që subkoshienca njeriut të bombardohet vazhdimisht, çka mund të "tundojë" edhe një njeri me arsye të shëndoshë.

Ata në mënyrë të përsëritur proklamojnë se jeta e kësaj bote është një ferr i vërtetë dhe se jeta e përtejme është vendi i prehjes dhe paqes.

Në mesazh bëhet thirrje për të qenë vigjilentë në momentin kur vendosim të bëhemi anëtarë të një feje të caktuar.

Ajo ka humbur tre njerëz të njohur pikërisht për këtë shkak, dhe bën thirrje gjithashtu që shteti të ndërhyjë.

Jeta që po jetojmë është ajo më e bukura që kemi, shijojeni se nuk vjen më!,-thuhej ndër të tjera në mesazhin e saj.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje, Pasi pashe sms e ardhur nga ai personi qe eshte pjese e “Deshmimtareve te Jehovait” e qe thote qe prej 20 vitesh eshte i lumtur ne saje te tyre, po ju shkruaj qe une prej 20 vitesh njoh 3 raste qe i kane dhene fund jetes po prej tyre. Sekti ne fjale apo organizata sido qe e quajne veten eshte psikologjikisht e rrezikshme per njerezit me gjykim te dobet, ata qe per nje moment kane humbur arsyen e llogjiken, ata qe kane nje hall e spo i japin zgjidhje, personat me probleme ekonomike apo dhe sociale. Ne qender flitet per asgje tjeter vec vdekjes dhe ringjalljes. Perse nje fe duhet te flase pa pushim vetem per kete gje. Ata i thone njeriut qe jeta eshte nje stad moemental vuajtjeje dhe ne jeten e pertejme eshte jeta e vertete. A nuk mundet nje fe, qe ka qellim te mire ne vetvete te flase dhe per aspekte te tjera te jetes, si veset qe mund te kete njeriu dhe si te behemi me te mire ne jeten qe jetojme edhe qe zoti e njeriu na e ka falur?! Pse duhet te predikohet per lumturi vetem ne boten e pertejme kur jeta eshte gjeja me e bukur qe njeriu ka aktualisht!? Webi shqiptar i tyre eshte i mbushur vetem me keto mesazhe qe i godet njerezit duke i thene qe ai qe jetoni tani eshte ferri dhe prehja do te jete vetem atje, pas vdekjes... Subkoshienca e njeriut bombardohet ne menyre te perseritur vetem me kete ceshtje, qe ben qe edhe nje njeri me gjykim te shendoshe te filloje te “ndergjegjesohet” qe ai po jeton me Satanin ne kete toke dhe mbase ka nevoje per paqe ne jeten e rimisheruar. Kujdes kujt feje i atashoheni, mund te beheni vegla, dhe kujdes te ndergjegjesoni njerez qe bien viktima te ketyre demoneve. Une kam humbur 3 njerez qe i njihja deri tani. Shpresoj qe pervec ndergjegjesimit te njerezve pas rasteve qe u bene publike, shteti te vendose dore, dhe une edhe ju mos degjojme me per njerez qe njohim ose jo, qe i dhane fund jetes! Jeta qe po jetojme eshte ajo me e bukura qe kemi, shijojeni se nuk vjen me! Arsimohuni me shume, beni nje jete sociale, perballoni me force hallet pasi jane ato qe jane momentale, dhe mos lejoni askend tju shpelaje mendjen apo t’ju thote qe ju po jetoni ne vuajtje! Largohuni nga keto pseudofe dhe keta pseudobamires! P.S: Fotot e bashkangjitura tregojne me se miri mesazhet qe organizata lobon.