JOQ Albania
Home

Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t s’di të bëjë punën, i jep 1 miliardë lekë kompanisë private për ndërtim sistemi kompjuterik
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03/07/2020 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

AKSHI siç shpesh herë mund ta keni dëgjuar, është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përgjegjës ndër të tjera për E-Albania. Ky është institucion publik qendror, person juridik, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit. AKSHI financohet nga buxheti i shtetit dhe administron çdo sistem dhe infrastrukturë hardware dhe software në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (shkurt TIK), për institucionet dhe organet e administratës buxhetore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu është ofrues i shërbimeve TIK dhe i shërbimeve elektronike për qytetarët, bizneset dhe administratën publike. Por në fakt, praktikisht nuk ka rezultuar kështu, ndonëse ligji e përcakton qartë fushën e saj të veprimtarisë.

Rezulton se titullari i këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, ka organizuar një tender me fond limit rreth 1,2 miliardë lekë të vjetra me TVSH për “Ngritjen e sistemit për shkëmbimin e informacionit financiar me entitetet e huaja” për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Pra ndonëse këtë gjë duhet ta realizonte vetë Mirlinda me stafin e saj, duke justifikuar edhe paratë e shumta që ky institucion merr nga taksapaguesit shqiptarë, në fakt ka organizuar tender me vlerën e mësipërme që këtë punë ta realizojë dikush tjetër.

Dhe ky dikush tjetër, rezulton të jetë kompania Image & Communications Development” shpk me administrator dhe pronar të vetëm Igli Gjelishti. Në këtë tender, kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, përkatësisht fituesja e cila ka ofruar vlerën 89,900,000 lekë të reja pa TVSH, dhe firma “Soft & Solution” shpk me vlerë të ofruar më të lartë prej 98,443,000 lekësh të reja pa TVSH.

Por nëse hedh një sy në faqen në internet të kompanisë që u shpall fituese, rezulton se gjithashtu në vitin 2014 ka rindërtuar portalin E-Albania. E thënë kjo, nuk kuptohet nga pikëpamja logjike dhe aq më tepër ekonomike, se përse duhet të egzistojë një agjensi shtetërore kur të gjithë punën që ajo duhet të bëjë vetë, në fakt e bëkan kompanitë private. Dy janë mundësitë, ose Mirlinda Karçanaj dhe stafi i saj “e hanë bukën kot” pasi janë të paaftë profesionalisht, ose Mirlinda po abuzon rëndë me paratë tona duke harxhuar miliarda për punë të cilat duhet t’i realizojë vetë.