Vrasja e Hekuran Billës, gazetarja: Do fejohej me një marokene, i përdorën për “karrem” një femër

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.07.2020, 17:31

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e Hekuran Billës. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se Billa erdhi nga Belgjika për t'u fejuar me një vajzë marokene.

Gjithashtu ajo thekson se nëse ai do të mbahej në burg sot do të ishte gjallë, por vendimi i palogjikshëm i Gjykatës duke e liruar ka shkaktuar këtë ngjarje.

Ajo shton se femrat si “karrem” po përdoren gjerësisht në botën e krimit.

Lala tha:

Nuk është për t’u habitur, njerëz të cilët ruheshin siç ishte Hekuran Billa, që kishte kryer një vrasje, kishte kryer një pjesë të dënimit. Duke qenë se mes Billës dhe familjes së Prel Markut nuk ishte arritur pajtimi. Përdoren femrat si karrem. Nuk ka ndodhur vetëm këtë radhë, por ndër vite, kur u vra Marsel Sotiri në Durrës. Përdoren dhe femra me titullin e ”Miss” se konsiderohet si mënyra më e lehtë. Hekuran Billa do të ishte gjallë po të ishte në burg. Vendimi skandaloz e liroi me 5 vite për kusht. U lirua se kishte familjarët të sëmurë, me kusht që të punonte në një postë ndërkohë që kishte biznese. Këto vendime po shkaktojë vrasjet. Billa duhet të kryente dënim prej 25 vitesh, që nuk ka ndodhur, dhe ai është kthyer nga Belgjika, madje aty kishte dhe një partnere marokene që do fejohej. U kthye nga Belgjika nëpërmjet Kosovës, dhe kishte ardhur si një ardhje për të hequr firmën nga administrator në bizneset dhe për të ikur përgjithmonë. Pastaj, vajza karrem ka pranuar që ka pasur lidhje intime me Sebastian Malin. Nisi komunikimi dhe filloi lidhja intime me 2019. Refuzon të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën. Unë jam e prirur mos i besoj dëshmi të tilla, pasi ka përgjime ambientale që flasin kundër dëshmisë, alibisë së vajzës dhe Sebastian Malit.

Kujtojmë se Hekuran Billa u vra pak kohë më parë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, në Tiranë. I akuzuari kryesor për vrasjen është Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra disa vitë më parë në Angli nga Billa.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit