Hije skandali për Teatrin Kombëtar/ Veliaj, shpall tender, dy muaj pasi i bëri ‘gropën’ godinës historike

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.07.2020, 16:42

Ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar është shembur nga Bashkia e Tiranës me urdhër të drejtë për drejtë të Erion Veliajt, thjesht dhe vetëm për ta bërë fakt të kryer qëllimin për grabitjen e truallit.

Këtë e tregon fakti që nuk ka pasur asnjë plan apo projekt për ndërtim të ri, apo rindërtim të godinës së vjetër, nga ana e Bashkisë së Tiranës, kjo të paktën deri në momentin e shembjes së godinës.

Vetëm tani, rreth dy muaj pas shkatërrimit të dhunshëm të godinës së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës, ka shpallur tenderin “Për Studim-Projektim dhe Ndërtim të Teatrit Kombëtar”.

Kjo gjë konfirmon se, vendimi për ndërhyrjen me forcë nga policia dhe fadromat, është kryer pa një plan konkret për rindërtimin e Teatrit.

“Gazetaatdheu.com” posedon dokumentin e mëposhtëm, i cili tregon se, Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, ka shpallur procedurën tenderuese “Për projektimin e godinës së re të Teatrit”, me fond limit rreth 60 milionë lekë (të reja), ose 600 milionë lekë (të vjetra).

Dokumenti:

Sipas procedurave të Bashkisë së Tiranës, ofertat nga studiot private pritet të dorëzohen brenda 10 ditëve, e konkretisht në datën 14 Korrik 2020.

Referuar të dhënave zyrtare, godina e re e “Teatrit Kombëtar” propozohet “për ndërtim në truallin ekzistues, sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të projektimit të objekteve të ngjashme”.

Por ajo që vesh me hije dyshimi këtë projekt dhe që bën të mendosh për një tjetër aferë “betoni” nga ana e Erion Veliajt, është mënyra se si do të idejohet ai.

Në asnjë rresht të dokumentacionit për pranimin e këtij projekti, nuk përmendet nëse ndërtesa do të jetë strukturë më vete, apo pjesë e një kompleksi kullash me funksion shërbimi ose multifunksionale.

Autoriteti Kontraktues ka caktuar mënyrën se, si do të kryhet pikëzimi i kompanive pjesëmarrëse në tenderin, për studimin dhe projektimin e Teatrit Kombëtar.

Niveli maksimal i pikëve është parashikuar 100, i cili ndahet në disa nën-kategori si:

– Përvoja në punë të ngjashme si konsulent do të vlerësohet nga 0-10 pikë;

– Metodoligjia e propozuar do të vlerësohet nga 20-30 pikë;

– Kualifikimet e stafit do të vlerësohet nga 20-50 pikë;

Minimumi i pikëve që duhet të marrë një studio projektimi para se të vijojë garën, do të jetë 70.

Sipas kritereve të kërkuara, studiot e projektimit që duhet të “shpresojnë” të fitojnë këtë tender, duhet të kenë përvojë të suksesshme në kontrata të mëparshme.

Vlera e këtyre kontratave nuk duhet të jetë më e vogël se sa 40% e fondit limit për këtë tender.

Praktikisht, kompania përfituese, duhet të jenë shpallur fituese më parë në tenderë projektues me vlerë minimale 24 milionë lekë të reja.

Por duket se “kriteret” e vendosura për këtë projekt, nuk janë gjë tjetër veç se një seleksionim për një grup të vogël studiosh “kliente” të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Disa nga këto studio të njohura, kanë përfituar kontrata multi-milionëshe edhe më parë nga Bashkia e Tiranës, për shkak të lidhjeje të afërta me kryebashkiakun Veliaj.

Përtej detajeve teknike, hapja e tenderit, dëshmon se ndërhyrja brutale e 17 Majit 2020, për të prishur ish-godinën, është kryer në mungesë të një projekti zhvillimi.

Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës, kanë deklaruar shpesh se, projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ka qenë gati para se të ndërhyhej për prishjen e godinës historike.

Por, tenderi i shpallur më së fundmi është dëshmi e asaj që tashmë qytetarët e Tiranës, por sidomos aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e dinin prej kohësh.

Veliaj e prishi Teatrin Kombëtar pa një plan konkret. Kjo forcon dyshimet se e gjithë sipërmarrja është një aferë korruptive betoni.

Ajo synon vetëm t’i hapë rrugën bizneseve private, klientë të Veliajt, që duan të pushtojnë qendrën historike të Tiranës./Gazetaatdheu.com/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit