Zdroms apo Supermen? Veliaj nuk ndalet! Harxhon 100 milionë Lekë për të blerë… sapunë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.07.2020, 16:10

Lali Eri, kjo specie unike në llojin e saj… Shkatërron pronën publike, ofendon qytetarët, shëmton vendin duke u dhënë leje për kulla oligarkëve dhe vjedh dendur me tendera.

Por, pavarësisht këtyre, vijon të qeverisë kryeqytetin e vendit.

Së fundmi, Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, nën administrimin e Bashkisë së drejtuar nga Veliaj, ka lidhur një tender për blerje materiale pastrimi.

Referuar të dhënave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, institucioni shtetëror do ti paguajë kompanisë “Shpiragu” më shumë se 100 milionë Lekë, raporton gazetaAtdheu.

Këto para, për t’u furnizuar me materiale pastrimi.

Më konkretisht, do të blejë nga kompania sfungjerë, sapunë, solucione shpëlarëse, detergjentë për enë, për rroga, kova e fshesa.

Dhe për këto artikuj do paguajë më shumë se 100 milion lekë!

Kompania ‘fatlume’ që ka fituar tenderin, referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka tre bashkëpronarë:

-Elda Kapllanin, që zotëron 10% të aksioneve,

-Sherif Kapllanin, që ka në zotërim 40% të aksioneve

-Agron Lleshin, me 50% të aksioneve të zotërim.

Janë këtë personat që do të fusin milionat në xhepa për ti dhënë në shkëmbim Erion Veliajt – sapunë…

Ky pra është Lali Eri, “zdroms” por edhe “Supremen”, i aftë të shpërdorojë në mënyrë spektakolare paratë e taksapaguesve.

Ai vijon të ‘godasë fort’ e megjithatë sërish mbetet në krye të Bashkisë më të madhe të vendit, si drejtuesi i saj.

Me gjithë këto zullume, çfarë do ti ndodhte vallë sikur të ishte kryebashkiaku i një kryeqyteti europian?!

/Gazetaatdheu.com/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit