Bashkëshorti i Zhaneta Josifit, njëkohësisht edhe babai i Anisa Josifit, nënë e bijë që u gjetën të vdekura në banesën e tyre, mësohet se ka ndërruar jetë 5 vite më parë.
Edhe ai kishte qenë predikuesi i sektit të Jehovait, ndonëse ishte me profesion mësues.
Josifi njihet si themeluesi i këtij besimi në qytetin e Përmetit, andej nga familja kishte origjinën.
Së fundmi dyshohet se edhe babi i vajzave është vetëflijuar. Kjo thuhet edhe nga gazetari Bledi Mane. Përmes një postimi në Facebook Mane shkruan: “Babai i tyre Llukani, mësuesi i respektuar i zonës së Shqerisë u largua pa u treguar, u vetvra i pari. Mungesa e tij në familje gërryente mure, libra, pasqyra, shpirtra.”
Pas vdekjes së tij bashkëshortja dhe vajzat e tij ishin transferuar në zonën e Kombinatit.
Në muajt e fundit ato kishin qendruar të veçuara nga pjesa tjetër e komunitetit.
Kujtojmë se nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesë, pasi ishin vetëflijuar, me shpresën se do të ringjalleshin. Gjithashtu vajza tjetër, Blerta Josifi, u gjet në gjendje të rëndë.