Ngjarja tronditëse në Kombinat, mediat greke jehonë vdekjes së nënës dhe vajzës: S’mund të imagjinohet!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.07.2020, 15:35

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme në Kombinat të Tiranës. Nëna dhe dy vajzat e saj u vetëflijuan, pasi besonin te Ringjallja, duke qenë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait.

Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi humbën jetën, ndërsa Blerata Josifi arriti të shpëtonte.

Mësohet se Anisa Josifi kishte vdekur që 15 muaj më parë, por ajo mbahej në banesë nga nëna dhe motra.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë shkruar edhe mediat greke.

“Zougla” ka nisur raportimin e saj duke shkruar:

Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore ajo që ndodhi dje në Tiranë!

Më tej vazhdon:

Sipas mediave në vendin fqinj, tre gra, një nënë dhe dy vajza, besimtare të fesë së Dëshmitarëve të Jehovait, vendosën të sakrifikojnë veten për ” t’u ringjallur” dhe për të arritur jetën e përjetshme që pretendon ky sekt fetar. Si rezultat, 56-vjeçarja Zhaneta dhe vajza e saj Anisa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tiranë, ndërsa motra e vogël Bletra u dërgua në spital në gjendje kritike, për shkak të mosngrënies për një kohë të gjatë. E reja i tha policisë: Ju nuk mund t’i kuptoni sakrificat tona për të arritur në këtë pikë. Sipas të dhënave të para mjekësore, Anisa dyshohet se ka vdekur shumë kohë më parë, ndërsa trupi ishte mbajtur në shtratin e saj nga nëna dhe motra, në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur solucione të ndryshme me qëllim mos dekompozimin e trupit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit