Një sherr mes dy vajzave është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Durrësit, në Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet, të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA, vajzat shihen teksa goditen me shpulla dhe grushta mes tyre.
Konfliktin përpiqet që ta qetësojë një djalë i ri, i cili sipas qytetarit që ka dërguar videon është i dashuri i vajzës që shfaqet më agresive.
Qytetari shprehet se sherri ka vazhduar gjatë dhe është dashur edhe ndërhyrja e një polici.
Nuk dihet se cila është arsyeja e sherrit, por njëra nga vajzat duket tepër e acaruar. Në konfliktin mes tyre nuk mungojnë as sharjet.
Qytetari shkruan: