Tragjedia në familjen Josifi ngjalli reagimin e Organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait.
Në media u raportua bazuar në dëshminë e fqinjëve të familjes se të 4 pjestarët e familjes ishin pjesë e Jehovait madje bashkëshorti i Zhanetës dhe babai i dy vajzave kishte themeluar këtë besim në Përmet.
Organizata Dëshmitarër e Jehovait ka reaguar përmes një dokumenti zyrtar ku thuhet se asnjë nga anëtarët e kësaj familje nuk ka qënë pjesë e tyre.
Në reagimin zyrtar, zëdhënësi Arben Lubonja teksa ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, thekson se e konsideron si të pabazë dhe fyese, përpjekjen për ta lidhur këtë ngjarje me besimin e tyre.
Ai shprehet në letër se tenton të informojë mediat dhe opinionin e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve, se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait dhe është lutur për korrigjimin e informacionit të gabuar në media.