Tronditet Barcelona, Lionel Messi drejt largimit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03.07.2020, 11:59

Lionel Messi pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit të ardhshëm. Lajmin e konfirmojnë mediat spanjolle, të cilat shprehen se argjentinasi është mërzitur nga mungesa e një projekti fitues.

Kontrata e Messit me Barcelonën skadon në vitin e ardhshëm. Prej kohësh pritej që Messi të nënshkruante një marrëveshje të re që do ta mbante në klub deri në vitin 2023, por kjo nuk do ndodhë.

të paktën kështu pretendon "Cadena Ser" duke raportuar se lojtari tani ka ndryshuar mendje dhe në vend të rinovimit, ka vendosur të largohet kur marrëveshja të përfundojë.

Në fillim të sezonit, Messi dhe lojtarët tjerë u fajësuan nga Eric Abidal për largimin e Ernesto Valvede, pas humbjes nga Atletico Madrid në finale të Superkupës së Spanjës.

Messi kishte reaguar menjëherë, duke thënë se nuk ka asgjë të bëjë me largimin e Abidal. Gjërat nuk janë mirë edhe me Quique Setien, i cili duket se do ta humbasë luftën për titull në La Liga, me Real Madrid, katër pikë më shumë se Barcelona.

Në rast largimi nga Barcelona, e ardhmja e Messit mund të jetë në Argjentinë, te klubi i Newell Old Boy, klubi i tij i fëmijërisë. Një hipotezë tjetër është edhe transferimi në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit