Të tjera detaje nga ngjarja makabre/ Blerta dhe Anisa ishin me shkollë të lartë, nuk dilnin prej vitesh nga banesa

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.07.2020, 09:56

Mbrëmjen e djeshme Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. Nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre ndërsa vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në banesë u gjetën Zhaneta Josifi, 56 vjeçe, Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi, 34 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital

Personi që vuri alarmin lidhur me familjen ishtë vëllai i të zonjës së shtëpisë i cili njoftoi policinë pas disa telefonatave për shkak se askush nuk përgjigjej.

Me ndërhyrjen me forcë të policisë u gjetën viktimat dhe njëra prej vajzave në gjendje të rëndë.

Policia në njoftimin zyrtar tha se dyshimet e para janë për vetëflijim duke qënë se ishin edhe besimtare të Jehovait dhe besonin në kultin e ringjalljes.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes dhe se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes.

Report TV ka siguruar pamje të banesës dhe dritaren e tualetit, nga e cila forcat zjarrfikëse hynë në banesën e Zhaneta Josifit, ku u gjet e pajetë bashkë me njërën nga vajzat e saj.

Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë. Mësohet se mbi 50 përqind e trupit të Anisës ishte dekompozuar dhe se ishte mbajtur për një kohë të gjatë e pajetë në banesë dhe u lye me vaj e lëndë të tjera për të shmangur erën e keqe.

Njëra nga fqinjët tregon se ishte një familje shumë e mirë dhe një familje model.

Ajo rrëfent se sipas fqinjëve të tjerë vajzat nuk dilnin prej kohësh ndërsa e vetmja që dilte ishte nëna e tyre Zhaneta. Anisa kishte rreth dy vite që s’dilte nga banesa.

Ato ishin vajza me shkolla të larta, ishin të shkëlqyera. Njerëzit vinin në shtëpinë e tyre por vajzat s’pranonin asnjë brenda.

Ndërsa vetë ajo tregon se prej 5 vitesh nuk i kishte parë kurrë vajzat. Sipas saj ato pasi mbaruan shkollat nuk dilnin më nga banesa dhe madje thuhej në pallat se donin të bëheshin murgesha.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit