Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në katër në Përmet. Pas rastit të parë të shfaqur para dy javësh, sot kanë testuar pozitivë tre persona.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se janë infektuar një biznesmen, një edukatore kopshti dhe një grua tjetër.
Bëhet fjalë për biznesmenin me iniciale Xh.K, i cili dyshohet se është prekur ditët e fundit kur ka qenë në Tiranë. Ndërsa edukatorja me iniciale O.T., mësohet se e ka marrë virusin në Himarë taksa ishte në plazh.
Kjo situatë ka sjellë edhe mbylljen e kopshtit që nga dita e djeshme.
Rasti i tretë i përket një gruaje nga fshati Kosinë i Përmetit me iniciale E.F. Të tre të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre ndërsa po gjurmohen kontaktet e tyre të afërta.